Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Më 6 maj në Shqipëri si në shumë vende të Ballkanit festohet Dita e Shën Gjergjit. Dita e Shën Gjergjit festohet për ta përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Në varësi të krahinës shqiptare kjo festë fillon në 5 maj dhe vazhdon deri më 15 maj.
Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurje kurorash nga fëmijët. Selam Allaraj kuzhinieri i njohur shqiptar që punon në Venecia, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale tregon se ritet dhe se si festohet kjo ditë.
“Në datën 4 maj, fëmijët dalin nëpër livadhe për të mbledhur lule me të cilat duhet të lahen për festë. Petalet e luleve hidhen në një legen me ujë dhe në përfundim të banjës, njeriu duhet të shpëlahet me petalet e luleve për të pasur shëndet, gëzim e begati. Me datën 5 maj, nuset e reja dhe vajzat e fshatit dalin mbledhin barishtet e para të pranverës dhe mbjellin fidanë shelgjesh nëpër ara e livadh. Ato thurin kurora me lule dhe i vendosin ato në derë jo vetëm për të pritur pranverën por edhe për të mbrojtur shtëpinë nga syri i keq.
Data 6 Maj është më pas dita e përkushtuar ndaj shelgjeve të dashurisë. Djemtë që janë të dashuruar ose të fejuar presin degë të mëdha dhe i vendosin në portat e shtëpive të vajzave që dashurojnë.
Më pas, organizohet një piknik i madh për të gjithë komunitetin dhe në fshat zgjidhet vendi më piktoresk për të bërë piknik, për të hedhur këngë e valle, për të festuar natyrën, dashuritë e reja dhe jetën në përgjithësi”, shkruan Allaraj në instagramin e tij.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë