HISTORI

Gjergj Arianiti  (1383 – 1461)

todayMay 29, 2025 2

Background
share close

Gjergj Arianiti (1383 – Durrës ose Shkodër, 1461[1]-63[2]) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat[3] dhe rival[4] i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat.[3] Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.[5]

Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht,[6][7] por Pipa i referohet edhe Arianit Komneni,[3] ndërsa studjues të tjerë e referojnë Topia Golemi.[8] Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Komneni.[7] Ai e thërriste veten Komninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit.[9] Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich),[10] dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes “Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë”.[11] Fjala golem në gjuhën sllave domethënë “i madh”,[12] sipas Vlorës është në kuptimin “më të vjetrit” si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.[13] Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII.[10] Ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcillet Gjorq Golemi,[14] identifikuar nga Dhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.[15]

I ati i tij ishte Komnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (in partibus Durrachii). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.[16] I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi peng razie Gjergjin në Edrene, ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 u kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrah Andre Topisë, ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.[17]

Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh[2] ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, Alfonsi V i Aragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.[2][18] Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi Beratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.[18] Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltan Muradi II sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë[2] dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.[18]

Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës,[19] në viset e Elbasanit, Vokopolës dhe Tepelenës.[2] Pas fitoreve që korri iu përtëri fama në vendet e krishtera dhe gëzoi lidhje të mira me Alfonsin, Raguzën dhe Papën.[18] Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm – ndonëse ishte ortodoks.[18]

Më 1451 u shtrëngua të lidhte aleancë me Alfonsin V të Aragonës, pasi nuk mori asnjë ndihmë u kthye kapiten venedikas[2] më 1456.[4] Sipas Bartlit ndërroi jetë në territor venedikas, Durrës ose në Shkodër,[2] dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet – por pa cituar ndonjë dokument sipas Sirdanit.[1]

Arianiti u martua të parën herë me Maria Muzakën, bijë e Andreas së III-të, Zotit të Devollit dhe Kirana Zenebishit, Zonja e Grabosës. Martesa e tyre u trashëgua me tetë vajza:[20]

  • Andronika, e njohur nën nofkën Donika, e martuar me Skënderbeun
  • Goisava (ose Voisava), e martuar me Ivan Cërnojeviçin, Princ i Zetës dhe nip i Skënderbeut
  • Kirana (ose Hirana), e martuar me Nikollë Dukagjinin
  • Helena, e martuar me Gjergj Dukagjinin
  • Despina, e martua me Tanush Dukagjinin
  • Angjelina, e martuar me Stefan Brankoviç, Despot i Serbisë
  • Komina (ose Komnena), e martuar me Gojko Balshën, Zot i Misisë
  • Katerina, pas vdekjes së bashkëshortit të parë Andrea Spanit, u martua me kondotierin italian Nicola Boccali

Pas vdekjes së Marisë, u martua për së dyti me aristokraten italiane Pietrina Francone, të bijën e Oliviero Francone-s, baronit të Taurizanos.[2] Sipas Muzakës nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem.[21] Burime të tjera e nxjerrin tre bija dhe tre djem[8] prej martesës së dytë:

  • Teodora (ose Theodhora) Arianiti
  • Maria Arianiti, e martuar me Bartolomeo Giuppo della Rovere, Zot i Çerveterit dhe Vianos
  • Thoma Arianiti
  • Kostandin Arianiti, kapiten arbëror,[8] varrosur në Kishën e 12 apostujve në Romë.[22]
  • Arianito Arianiti

Arianiti kishte nën zotërim Kaninën, të cilën pasi martoi të bijën me Skënderbeun më 1451, e dha për pajë.[1] që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra – edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas – deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.

Kështu zotërimet u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.

Në vitin 1432, Andrew Topia u revoltua kundër sundimtarëve të tij osmanë … frymëzoi krerët e tjerë shqiptarë, në veçanti George Aryaniti … Kryengritja u përhap … nga rajoni i Vlorës deri në Shkodër … Në këtë kohë, megjithëse u thirr në shtëpi nga të afërmit e tij … Skënderbeu nuk bëri asgjë, ai mbeti … besnik ndaj sulltanit

Referime

  1.  Sirdani, Marin (2018). “Në shka fajiset Skanderbegu”. Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, Përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 176–177. ISBN 9789995697730.
  2. Bartl, Peter. “Arianiti, Gjergj”. Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). 1: 94.
  3. Pipa, Arshi (2013) [1978]. Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Tiranë: Princi. fq. 47. ISBN 9789928409096[…] Arianit Komneni, vjehrri i Skënderbeut, ishte aleati dhe miku i tij i vetëm për një kohë të shkurtër. Pas betejës së Beratit, Arianiti e braktisi Lidhjen arbërore, duke u lidhur me Napolin dhe Venedikun mëvetësisht deri kur vdiq më 1461.
  4. Dani 2016, f. 466.
  5. Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 425. ISBN 9789928185303.
  6. Fine 1994, p. 535
  7. Noli 1947, p. 10
  8. Housley, Norman (2016). The Crusade in the Fifteenth Century: Converging and competing cultures (në anglisht). Routledge. fq. 41. ISBN 9781317036883.
  9. Schmitt Oliver Jens, Skandermbeg et les sultans, Turcica, 43 (2011) p. 71.
  10.  Studia Albanica (në gjermanisht). Universiteti i Tiranës. 1964. fq. 143. Marrë më 26 maj 2011April 1452 aus Neapel an Skanderbeg gerichtetes Schreiben, das abschriftMch fùnf weiteren Adligen Albaniens, darunter ‘Magnifico viro Golemi Arenit Cominovich […] Auffallend ist hier die slavische Namensform Golem Arianit Komnenovic
  11. ^ Constantin Marinescu 1994, La politique orientale d’Alfonse V d’Aragón, roi de Naples (1416-1458). Institut d’Estudis Catalans, p. 176
  12. Edward Stankiewicz (1 janar 1993). The Accentual Patterns of the Slavic Languages (në anglisht). Stanford University Press. fq. 129–. ISBN 978-0-8047-2029-8.
  13. Vlora 2010, f. 93.
  14. Alcani, Avni (21 tetor 2018). “Historia e panjohur e “Kangës së Gjorq Golemit, Princit të Sopotit””. Gazeta shqiptare.
  15. Shuteriqi, Dhimitër (10 qershor 2007). “Kënga e Gjorq Golemit midis legjendës dhe historisë”. Gazeta shqiptare (“Milosao”, suplement)3892: 6–7.
  16. Shuteriqi 2012, f. 97.
  17. Vlora 2010, fq. 92-93.
  18. Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 94–95. ISBN 978-99943-56-83-6.
  19. Jefferson, John (17 gusht 2012). The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444 (në anglisht). BRILL. fq. 109. ISBN 90-04-21904-8In August of 1443, perhaps at the instigation of Eugene IV, or Sehabeddin’s defeat, Arianiti took up arms again.
  20. Arheografski prilozi (në serbo-kroatisht). Narodna biblioteka Srbije, Arheografsko odeljenje. 1997. fq. 136. Био је ожењен Маријом из моћне ал- банске породице Мусаки. Са њом је имао осам кћери.
  21. Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty by John Musachi (1515) 
  22. Pipa 2013, f. 43.

Literatura

  • Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia -Zotërimet. Toena. ISBN 978-99943-1-729-5.

Written by: pradm

Rate it