Dom Ndre Zadeja (1892-1945)
Dom Ndre Zadeja (1892-1945) i biri i Lukes dhe Gjonit, lindur në Shkodër, më 3 nëntor 1891. Klasat e para i kreu pranë një shkolle që mbahej nga Austro – Hungaria. Nga klasa e katërt e deri sa mbaroi gjimnazin studioi në Kolegjin Saveriane. Në periudhën 1913-1916, studioi në Universitetin e Innsbruck-ut, ku ishin edhe Sirdani, Gàzulli e shumë meshtarë të ardhshëm, që u dhanë me kohë posaçërisht pas gjuhësisë. […]