Month: June 2025

47 Results / Page 4 of 6

Background

HISTORI

“Letrarët shovinistë të veriut” ja pse u dënuan nga regjimi

TIRANË Konferenca e Tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve në 1949, i bëri një skaner të gjithë autorëve të veriut dhe kryesisht autorëve që vinin nga shkollat katolike. Duke analizuar hollësisht gjithë historinë e letërsisë shqipe nga fillesat e gjer në kohën kur mbahet Konferenca e Tretë e Lidhjes, regjimi po synonte të vendoste bazat e realizmit socialist  në letërsi. Gjatë muajve të pranverës së 1949, u përgatitën një varg tezash për […]

todayJune 3, 2025 4

FILOZOFI

Dom Lazër Shantoja: O dallndyshë, o shej prendvere…

Lazër Shantoja, foto nga Kel Marubi, 4 September 1922 Poezi nga Lazër Shantoja O dallndyshë, o shej prendvere, o ti shpend gjithmonë n’mërgim, kur të vish me m’pa kët herë fill nga Shkodra fluturim. Shka do t’m’bijsh për me m’kujtue vendin t’em qi ma s’m’kujton? Shka do t’m’bijsh për me ngushllue kë n’mërgim përherë mërgon…? Ah! nuk t’lypi kangët qi zana këndoj dikur për heroj t’vet, ah! nuk t’lypi lotët […]

todayJune 3, 2025 3

FILOZOFI

Martiri, poeti dom Lazer Shantoja…

Shqiptari i parë i gjuhës Esperanto – Nga Visar Zhiti Pas një mesnatës, kur vendi kishte pak që ishte çliruar dhe krismat e armëve vazhdonin më keq, fitimtarët po vrisnin ata që nuk i donin… dhe diku afër Tiranës, ndanë një grope të egër, shkrehën pushkët me qetësi mbi kokën e një njeriu… ra ai… aty e mbuluan me dhé dhe ikën të festonin me një gëzim mizor djajsh… Ekzekutimi u […]

todayJune 3, 2025 6

FILOZOFI

Dom Lazër Shantoja

Dom Lazër Shantoja (Shkodër, 7 korrik 1891 - Tiranë, 5 mars 1945) ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar.[1] Ka qenë ndër priftërinjtë e parë të arrestuar nga forcat e ndjekjes të regjimit komunist dhe më pas u pushkatua për përfshirjen e tij në propagandën fashiste.[2] Është pranuar nga Kisha Katolike si shenjtor në 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.[3] U lind më 7 korrik 1891 (përmendet edhe 2 shtatori i 1892 si datë […]

todayJune 3, 2025 5

HISTORI

Dy dijetarë , poetë , në sherbim të kombit – At Bernandin Palaj – At Donat Kurti

Në librin “Historia e Letërsisë Shqiptare-1983”,  emrat e ndritur e dijetarëve poetë, At  Bernardin Palaj e At Donat Kurti, të njohur qysh në vitet njëzetë për veprat në shërbim të kombit, nuk përmenden askund. Në organet e shtypit, si Bashkimi, Drita, revistat Nëntori e Ylli, botoheshin lavde për njerëz pa vlerë dhe herë pas here shkrime kundër poetëve e dijetarëve françeskanë. Gjithsesi, as fyerjet, as mohimi, as heshtja, nuk mundën […]

todayJune 2, 2025 2

HISTORI

Arshi Pipa: Komunizmi dhe Shkrimtarët Shqiptarë

Shkrimtari dhe figura intelektuale, Arshi Pipa (1920-1997) kaloi dhjetë vjet në burg (1946-1956) në Shqipërinë komuniste përpara se të arratisej në Jugosllavi dhe të emigronte në vitin 1958 në Shtetet e Bashkuara, ku dha mësim në universitet. Ishte në Amerikë, në një organ të përkohshëm të shtypit shqiptar në mërgim, që ai botoi artikullin e mëposhtëm mbi spastrimin e pothuajse të gjithë shkrimtarëve shqiptarë pas marrjes së pushtetit nga komunistët, […]

todayJune 2, 2025 3

ARKEOLOGJI

Zonjat Vlonjate në penen e At Shtjefen Gjeçovit – Kryeziut

“… Këtu far fanatizmet nuk ka, zojat muslimane t’Vlonës nuk ishin si fanatiket e Shkodres e të atyne anve…”. Mbasi nuk mujta me ju nisë letrën tjetër të shkrueme me 10 të kti mueji, po më kandet me ju shtue edhe pak rrjeshta, e shpresa më mban, se edhe nder sy t’Uej kanë me pasë nji rendësi të madhe, tuj kenë se punohet për nder të Urdhnit t’onë e për […]

todayJune 2, 2025 3

HISTORI

Një shkrim i Gjeçovit për Ded Gjo Lulin

Ded Gjoluli, Prijësi i Hotit. Nji zotni i vlertë, tesh nja nand muej na tha ket fjalë tjetër. “Zotni a po e shef, njat burrë qi asht ka qaset? Po i pergjegja un vetë. A e njef kush asht? Ftyren ja kam pa sa herë, por emnin e shpinë s’ja di. Aj burr asht Ded Gjoluli, prijësi i Hotit. Shikjo si s’und i xanë vendi kund prej idhnimit t’fortë qi […]

todayJune 2, 2025 1