Pandeli Cale (16 Mars 1879 – 5 Gusht 1923)
Pandeli Cale (Korçë, 16 mars 1879 - Selanik, 5 gusht 1923) ishte një nga nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Pandeli Llambi Cale leu në Korçë më 16 mars 1879. Shkollimin fillor e mori në vendlindje, mandej kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në Bukuresht ku merr pjesë në lëvizjen mërgimtarëve të atjeshëm. Më 1904 Pandeliu kthehet në Shqipëri, ku bashkëpunon me shokët e kohës Thimi Marko, Themistokli Gërmenji, Sami […]