Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
htjefën Kurti (Ferizaj, 24 dhjetor 1898 – 20 tetor 1971) ka qenë një prift shqiptar i martirizuar nga regjimi komunist në Shqipëri. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.
U lind më 24 dhjetor 1898 në Ferizaj, fëmija i gjashtë i Jak dhe Katrine Kurtit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndoqi Seminarin Papnor në Shkodra. Përvijoi studimet në kolegjin Canisianum në Insbruck të Austrisë. Më 10 janar 1919 kaloi në kolegjin “Propaganda Fide” në Romë, ku dhe u urdhërua meshtar. Më pas, u kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Ferizaj, Novosele si dhe në dioqezën e Shkupit.
Me sivëllezërit Dom Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi, të përkrahur nga Mbreti Zogu I, përpiluan më 5 maj 1930 përkujtesën “Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi” e cila iu nis sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drumund.
Ishte ati ku u rrëfente Nënë Tereza dhe ku rrëfehej, në oborrin mbretëror, deri në vitin 1939, Mbretëresha Geraldinë. Ditë të vështira do ta prisnin Kurtin pas Luftës së Dytë Botërore: Më 1944-1945 ishte famulltar në kishën e famullisë katolike në Tiranë (në Bulevard). U arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. U lirua nga Burgu i Burrelit në vitin 1966, por u arrestua sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe për kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. U fajësua për pagëzimin që u dha fëmijëve. U dënua me vdekje dhe u pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. U lumnua si pjesë e 40 martirëve shqiptarë dhe u pranua shenjtor i kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë
Post comments (0)