Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeqovit është një monument i trashëgimisë kulturore e cila ndodhet në qytezën e Janjevës.
Shtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit ndodhet një rrugë mbi kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Shtjefën Gjeçovi, një prift françeskan dhe studiues i kulturës shqiptare, lindi në këtë shtëpi në vitin 1874. Muzeu me stil oriental, është një nga shtëpitë e pakta në Janjevë që shfaq këtë lloj arkitekture. Një tipar i veçantë i shtëpisë është konsola e katit të dytë që krijon një lojë të dritës dhe hijes në fasadë, duke shtuar shkëlqimin e ndërtesës. Shtëpia u restaurua ndërmjet 2004-2005 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Lipjanit. Në 2011, ajo iu nënshtrua një tjetër restaurimi.
Restaurimi/rinovimi i ndërtesës përmes projektit të UNDP-së “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), përfshiu si punimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Këto përfshinin trajtimin e sipërfaqeve të dyshemesë, punimet e sipërfaqes së murit, punimet e drurit (dyert, dritaret dhe kangjellat), punimet metalike dhe fletëve metalike, instalimet elektrike dhe hidrosanitare, trajtimin e rrugicave përreth ndërtesës si dhe trajtimin e gjelbërimit dhe vendosjen e mobiljeve urbane.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë