SHENDETI

Ngrënja e vezes ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës

todayFebruary 9, 2025 1

Background
share close

Ngrënia e vetëm një veze në javë ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

Sipas një studimi të ri, konsumimi i vezëve lidhet me ulje të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, transmeton Klankosova.tv

Studiuesit nga Universiteti Monash në Australi ndoqën mbi 8700 të rritur të moshës 70 vjeç e lart.

Ata që raportuan se konsumonin nga një deri në gjashtë vezë në javë treguan një rrezik 15 për qind më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, krahasuar me ata që hanin vezë dy herë në muaj ose më pak, shkruan Euroneës.com, transmeton Klankosova.tv

Vezët janë një burim i proteinave dhe lëndëve ushqyese thelbësore, si vitaminat B, folati, acidet yndyrore të pangopura, vitaminat e tretshme në yndyrë (E, D, A dhe K), kolina dhe minerale të shumta.

Written by: pradm

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *