Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 – Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,vëlla i Faik Konicës. Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin “Zosimea” dhe e përfundoi në liceun perandorak “Gallatasaraj” në Stamboll. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative “Mylkie” të kryeqytetit perandorak.
Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në Varna të Bullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.
Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 bashkë me Rasih bej Dinon dhe Filip Nogën. Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.
Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.Pas Lëvizjes së qershorit detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t’i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalë nga kryengritja.Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike, ku sipas bashkëshoqëruesit të tij Fishtës, mbajti një nga ligjëratat më të mira.
Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Mitrovica, por nuk e pranoi detyrën.
Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.
Jetoi në Itali, derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.
Ministër i Punëve të Jashtme | |
---|---|
Në detyrë 25 dhjetor 1918 – 14 nëntor 1920 | |
Paraprirë nga | Preng Bibë Doda më 1914 |
Pasuar nga | zv. Mehdi bej Frashëri dhjetor 1919 / Iljaz bej Vrioni |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1881 Konicë, Perandoria Osmane) |
Vdiq më | 1946 Romë, Itali |
Nënshtetësia | Shqiptarë |
Bashkëshortja/et | Edipe hanëm Zavalani |
Fëmijët | Skënder, Skifter, Merushe, Lavdia |
Punësimi | nëpunës, diplomat |
Shkrime
Ç’bën Greqia sot?, fletorja “Telegraf” nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.
Referime
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë