Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
E ushtruar qëmoti në të gjitha trevat shqiptare, e drejta dokësore mori emërtime të ndryshme në varësi të trevës etnografike: e Maleve (Kanuni i Lekë Dukagjinit), e Dibrës, e Kurbinit (Kanuni i Skënderbeut), e Bendës, e Lumës, e Çermenikës, e Labërisë (Kanuni i Papa Zhulit, Kanuni i Idriz Sulit) dhe e Çamërisë.
Besa, burrnia dhe nderi kanë një rëndësi kryesore në të drejtën dokesore si gurthemeli i sjelljes personale dhe shoqërore. Me kalimin e kohës, doket kanunore kanë pësuar zhvillimin e tyre historik, janë ndryshuar e plotësuar me norma të reja, në përshtatje me kërkesat e caktuara të zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Kanuni udhëzonte të gjitha aspektet e shoqërisë paramoderne shqiptare.
Gjatë periudhave të sundimit nga fuqitë e jashtme të ndryshme, e drejta dokesore shqiptare nuk u asimilua falë funksionit që kishte për mbrojten e interesave të bashkësisë së saj, duke ruajtur në përmbajtjen e saj veçantitë origjinale dhe duke vazhduar të mbijetonte e të zbatohej në praktikë paralelisht me ligjet e tjera.
Në vitet e regjimit komunist Shteti shqiptar i suprimoi me forcën e ligjit praktikat zakonore duke i mënjanuar si “zakone prapanike”. Ushtrimi i normave kanunore u rikthye pas viteve ’90 në viset shqiptare pasi kolapsuan institucionet shtetërore në Shqipëri ushtrimi i së drejtës dokesore u vërejt sidomos në çështjet e lidhura me të drejtën pronësore.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë