Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Shkëlzen Gashi: Isa Boletini ishte tragjikomik dhe mercenar; Nexhmedin Spahiu: Ai është hero
Personaliteti i Isa Boletinit ishte temë e debatit në Info Magazine, me gazetarin Kushtrim Sadiku.
Të ftuarit – publicisti Shkelzen Gashi dhe analisti Nexhmedin Spahiu – shprehën qëndrimet e tyre për jetën dhe veprën e Isa Beut.
Publicisti Gashi tha se figura e Isa Boletinit është përdorur nga regjimi komunist shqiptar, prandaj nuk mund të merret si personalitet që duhet ndjekur.
“Personaliteti i Isa Boletinit është glorifikuar. Biografitë që janë shkruar për të nuk janë të tilla, sepse në to është shenjtëruar jeta dhe vepra e tij”.
“Shtetit shqiptar i ka intersuar ta promovojë Isa Boletinin si hero të kombit, sepse shteti shqiptar do ta portretizojë kosovarin si Isa Boletinin, si luftëtar – ju jeni pushka, ne jemi mendja”.
“Isa Boletini është personalitet tragjikomik. Ose thënë ndryshe, ai ka qenë mercenar”.
“Unë nuk mendoj që Isa Boletini është modeli që duhet ndjekur për shkak se nuk ka pasur konsistencë, qëllime të larta, ose thënë ndryshe – ka pasur qëllime meskine. Pra, është i ngjashëm me politikanët e sotëm”.
Por, analisti Nexhmedin Spahiu mendon se gjithçka duhet parë në kontekst historik dhe nuk duhen bërë krahasime të punës së bërë. Për të, Isa Boletini me gjithë dritëhijet është – hero.
“Mendoj se nuk është rasi që tash të bëjmë krahasime se kush ka më shume vlerë e kush më pak”.
“Për më shumë, nëse themi se Isa Boletni ka bashkëpunuar me serbët duhet parë kontekstin dhe kohën kur ka ndodhur”.
“Isa Boletini e ka mbështetur me forcë Shqipërinë dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë”.
“Isa ka qenë trim që në anglisht bën ‘hero’, prandaj nuk mund të mos themi që ai ka qenë hero”.
Shkëlzen Gashi përmendi edhe dokumente të kohës që tregojnë për takimin e tij me konsullin serb në Prishtinë, si dhe rolin e tij në ngjarjet e kohës.
“Kur nis kryengritja e vitit 1912, Isa Boletini ka takime të shpeshta me konsullin serb në Pristhinë, për ta luftuar perandorinë osmane, gjë që u ka konvenuar serbëve në të dy drejtimet”.
“Pas atij takimi, Isai i thotë Hasan Prishtinës: ”Prej Serbisë dhe Malit të Zi nuk kemi arsye të kemi frikë, ata i kemi vëllezër’”.
“Mbi 14 pikat e Hasan Prishtinës, ai ka kërkuar një pikë të 15-të – që të drejtat që i kanë shqiptarët në Kosovë t’i kenë edhe serbët. Pak a shumë, si Hashim Thaçi në Vjenë”.
“Dy minusë të mëdhenj të tij janë: roli negativ që Isa luan në kryengritjen e vitit 1912, si edhe në takimin e Ferizajt”.
“Boletini gjithmonë e ka pasur primar interesin e tij personal. Kjo forcohet edhe nga fakti se motivi i kundërshtimit të hekurudhës Mitrovicë-Novi Pazar-Sarajevë, ishte kërkesa e tij që ndërtimi i hekurudhës të bëhej me gurët e gurthyesit të tij”.
Megjithatë, Nexhmedin Spahiu nuk mendon se gjithçka mund të thjeshtohet në kësi përcaktimesh dhe se rivarrimi i tij është shfrytëzuar politikisht.
“Portretizimi që kemi bërë për Isa Boletinin është ai që e ka bërë historiografia botërore, sepse ne kemi pasur pak materiale”.
“Përveç atyre që u thanë, e që mund të jenë të vërteta, është po ashtu e vërtetë që ai i ka luftuar armiqtë”.
“Pikë tjetër e fortë e tij është se ka mbështetur Princ Vidin”.
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë