Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Kosovë: Islami radikal si një “bombë e kurdisur”: e titullon kështu gazeta prestigjioze austriake “Der Standard”, shkrimin i cili jep të dhëna për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga grupe të caktuara me ideologji radikale këtij shteti më të ri në Evropë.
Në këtë shkrim jepen detaje për instalimin e grupeve me ideologji radikale në Kosovë që nga mbarimi i luftës në vitit 1999. “Der Standard”, tregon për mënyrën sesi imam konservator janë duke përhapur ideologji konservative.
Sipas këtij artikulli, mbështetur në të dhëna të inteligjencës, rreth 50 mijë veta në Kosovë janë duke ndjekur një islam radikal. Një lëvizje e rreptë e Islamit po tërheq besimtarët anembanë Kosovës. Rritja e saj është sfiduese ndaj traditave dhe aspiratave të një shoqërie që është përkufizuar më pak nga besimi Islam dhe më fort nga etniciteti shqiptar dhe pro-amerikanizmi.
Të padëgjuar deri në vitin 1999, konservativët dhe fanatikët fetarë janë një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah, me ndjekës në gjithë qytetet e mëdha dhe në disa nga pjesët më të varfra të fshatrave.
“Der Standard”, shkruan se institucionet e Kosovës kanë dal haptazi kundër këtij fenomeni sikurse edhe organizata për të drejtat e njeriut. Ndërkohë që janë përmendur rastet e hoxhallarëve liberal të cilët janë rrahur dhe kërcënuar vetëm pse kanë dalë haptazi kundër ideologjisë wahabiste.
/Zëri/29 Janar 2013
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë