Blog masonry

Background

HISTORI

Kujtimet e irlandezit Robert W. Graves mbi shqiptarët

Diplomati dhe shkrimtari irlandez Sir Robert Windham Graves (1858-1934) është një personalitet britanik i fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, i cili kishte njohuri mjaft të mira për historinë e Ballkanit dhe për popujt e këtij gadishulli të trazuar. Fati e solli që ai ta njihte nga afër realitetin shqiptar, të vizitonte shumë qytete shqiptare dhe të njihej me shqiptarët që nga Mitrovica e Prishtina e deri në Manastir e Janinë. E njihte historinë e vjetër dhe […]

todayMarch 2, 2025 1

HISTORI

“Zbardhen sekretet e lëvizjes shqiptare në Konstandinopojë”

“Zbardhen sekretet e lëvizjes shqiptare në Konstandinopojë”, intervista e panjohur me patriotin shqiptar Dervish Hima TIRANË- “Le Siècle” ka botuar, të shtunën e 25 marsit 1911, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar, Dervish Himën, të zhvilluar asokohe në Kostandinopojë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Letër nga Turqia, Intervistë me Dervish Himën, shefin shqiptar (Nga korrespondenti ynë i veçantë) Kostandinopojë, 12 Mars. Dervish Hima, i strehuar […]

todayMarch 2, 2025

HISTORI

Pse Hasan Prishtina ishte një agjent serb

Pse Hasan Prishtina ishte një agjent serb më i rëndësishëm edhe se Esat Toptani Në veprimtarinë e Hasan Prishtinës ka disa momente shumë të errët, njërin prej të cilëve ai kishte veçanërisht detyrim që ta sqaronte hollësisht. Është fjala për ftesën që iu bëri Hasan Prishtina në shtator 1912 përfaqësuesve të lëvizjes kombëtare shqiptare, nga e gjithë trojet shqiptare, që të mblidheshin në Shkup, në tetor të atij viti. Në Kosovë sot kanë nisur të shtohen zërat se Ismail Qemal […]

todayMarch 2, 2025

HISTORI

Dyshojmë se Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali – Janinën

Austriakët më 1914: Dyshojmë se Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali, Janinën Çfarë shkruante një revistë vjeneze e kohës në prag të mbërritjes së Princ Vidit, për figurat më të lakuara të kohës në trojet shqiptare? – Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? – Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat […]

todayMarch 2, 2025 1

HISTORI

Komunizmi, kolera që shkatërron shpirtin e njeriut

Mit’hat Frashëri: Komunizmi, kolera që shkatërron shpirtin e njeriut Më poshtë mund ta lexoni një letër të Mit’hat Frashërit shkruar në mërgim, me 1 dhjetor 1946, plot një vit pasi komunistët kishin ardhur në pushtet në Shqipëri. Kjo ishte një thirrje për të mos i besuar komunizmit që ai e quan një kolerë që shkatërron shpirtin e njeriut. Letra na zbërthen çdo pikëpamje të tij mbi situatën e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, shqetësimet e tij, revoltën, trishtimin dhe […]

todayFebruary 24, 2025 3

HISTORI

Fuqia e fjalës së At Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit

Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi Kongresi Manastirit nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore. Sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin. Në shënim të këtij përvjetori duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të […]

todayFebruary 24, 2025 3

HISTORI

At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit

Njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta, pati ndikim të fuqishëm në unifikimin e alfabetit të shqipes, të cilin e përdorim tash e mbi 100 vjet. At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit: O burra shqyptarë, po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës At Fishta duke e rikujtuar atë ditë, shkruante: “Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të […]

todayFebruary 24, 2025 2

HISTORI

Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frashëri

Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frashëri Nga Uran Butka Në fillimet e shekullit 20-të Mid’hat Frashëri bëhet formulues, zëdhënës dhe misionar i shqiptarizmit, që kish lindur si lëvizje ideore dhe shpirtërore në kohën e Rilindjes. “Shqiptarizma filloi të bëhej një farë feje, një besim, jo individual, por një fe e përbashkët, një fe e vetme, ose më më mirë akoma feja vetë: njerëz që s’e kishin parë kurrë shoku- shokun, gjenin një lithkë dhe një vëllazërim në besimin e ri, […]

todayFebruary 24, 2025 4

LAJME NGA BOTA

Trump uron fitoren e konservatorëve në Gjermani

Trump uron fitoren e konservatorëve në Gjermani: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe ShBA-në Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani. Në një postim në rrjetet sociale, Trump e krahasoi rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani me atë të SHBA-së, duke theksuar se qytetarët gjermanë janë lodhur nga politikat “pa sens”, veçanërisht në fushën e energjisë dhe emigracionit. Ai shtoi se fitorja e konservatorëve në Gjermani është një zhvillim pozitiv […]

todayFebruary 24, 2025 3