Radio Atdhetaret Këngët më të zgjedhura
Boll
Dasma shqiptare Alban Mehmeti
Shendrit dielli në shpat e n´lugje Afrim Muqiqi
Thrret Prizreni mori Shkoder Fatmira Brecani & Aurela Gaqe
Oj molla e kuqe Fatmira Brecani & Artan Kola
Hajde mori nuse Abedin Zenuni & Fatmira Brecani
Për ju do të këndojmë Abedin Zenuni& Fatmira Brecani & Ervin Gonxhi
Potpuri Dasmash Alma Velaj & Suad Shaptafi
Mori qikë Arben Gjeloshi & Elvira Fjerza
Hajde nuse Aferdita Demaku
Ballai (latinisht: ‘Ballaios’) ishte mbreti i fundit ilir i cili udhëhoqi mbretërinë ilire në periudhën mes viteve 167 – 135 p.e.s.[1] Kryeqendra e tij ndodhej në qytetin Rhizon (sot qyteti Risan në Grykën e Kotorrit, në Mal të Zi) [2]
Ballai është një mbret ilir emri i të cilit ndeshet në monedha të shumta të gjetura në të dy brigjet e Adriatikut. Prej historianëve mendohet si një sundimtar i rëndësishëm ilir. Vetë monedhat e mbretit tjetër mjaft të njohur ilir, Gentit, janë shumë më të pakta në krahasim me ato të Ballait. Kryeqendra e Ballait besohet se ka qenë fortesa e vjetër ilire e Rizonit. [3]
Sipas mendimit të shumicës së historianëve modernë, Ballai ka trashëguar Mbretërinë Ardiane të Gentit pas vitit 168 p.e.s. Ai mund të ketë marrë pjesë në fushatën romake kundër dalmatëve në vitin 156 para Krishtit. Tit Livi shkruan se pas humbjes kundër romakëve, mbreti Gent dërgoi dy pjestarë të fisnikërisë ilire si ambasadorë në Romë për të negociuar me romakët. Emrat e këtyre ambasadorëve janë Teuticus dhe Bellus; ndaj historiani Hasan Ceka ka ngritur hipotezën se emri i Bellus-it mund të ketë qenë një transkriptim i gabuar për Ballaios. [4]
Monedha e Ballait me mbishkrimin e gjatë ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΒΑΛΛΑΙΟΥ (βασιλέως Βαλλαίου) është dalluar se është fabrikuar në qytetin e Rhizonit ndërsa monedha me mbishkrimin e shkurtër ΒΑΛΛΑΙΟΥ dhe imazhin e kokës së mbretit, e cila është më e vjetër, është fabrikuar në ishullin e Farit. Shpërndarja e monedhave tregon një përqëndrim në Dalmacinë qendrore, ndërsa numri i madh i versioneve tregon për një të prerje të shtrirë në kohë dhe për një mbretërim shumë vjeçar. Gjetja e monedhave të shumta edhe në Itali konfirmon kontaktet tregtare mes dy brigjeve të Adriatikut.[5] [6]
Monedha bronzi të Mbretit ilir Ballai. Koka e Ballait. A-Lokacionet e prerjes së monedhave. Monedha me figurën e Mbretit ilir Ballai
Artemisi me një pishtar. Mbishkrimi: ΒΑΛΛΑΙΟΥ (e Ballait). B-Lokacionet ku janë zbuluar monedhat e Mbretit Ballai.
Literatura
Referime
Written by: pradm
Copyright © Radio Atdhetaret - Për të gjithë shqiptaret kudo që janë