LETËRSI

Botohet libri kushtuar tre klerikëve të rinj nga Kosova

todayFebruary 9, 2025

Background
share close

Botohet libri kushtuar tre klerikëve të rinj nga Kosova

Në 5-vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku, u botua nga familjarët, në bashkëpunim me studiues vendas dhe të huaj, libri i tretë kushtuar të lumit Dom Shtjefën Kurti dhe dy klerikëve të tjerë, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi.

Libri ka në qendër njërin prej martirëve dhe 38 të lumëve të Kishës në Shqipëri, Dom Shtjefën Kurtin.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, njoftoi se materialet arkivore të publikuara janë tërhequr pranë AIDSSH, AQSH, AMPJ dhe Propaganda Fides.

“Ballina e librit të tretë ka për titull “Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi, dëshmitarë të një populli martir”, dhe i referohet aktit të tre klerikëve të rinj nga Kosova, më 1930.

Të tre ata kishin qenë bashkënxënës në Seminarin Papnor të Shkodrës, të tre misionarë dalë nga Kongregacioni Propaganda Fide në Romë, ndërsa dy prej tyre edhe bashkëstudentë për teologji në Insbruk, Austri.

Në fillim të viteve ’20 ata u dërguan në Kosovë dhe për gati dhjetë vjet shërbyen më së shumti në Gjakovë e rrethina, pjesë e Ipeshkvisë Shkup – Prizren. Historia e tre klerikëve të rinj, rreth të tridhjetave, është sa interesante e po aq impresionuese”, shprehet prof. dr. Ana Lalaj në parathënien e botimit.

Përpjekjet e nipit të të lumit Shtjefën Kurti, Nikolin Kurti, për zbardhjen e veprimtarisë komplekse të xhaxhait të tij, vijojnë me këtë kontribut të vlefshëm e të zgjeruar, që u shtohet burimeve historike mbi të shkuarën.

Written by: pradm

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *