PERSONALITETE

Dom Gjon Bisaku – Atdhetarë i shquar – Publiçist – Poet -Mësues

todayFebruary 9, 2025 1

Background
share close

Dom Gjon Bisaku -Atdhetarë i shquar, Publiçist, Poet, Mësues i Shkollës Shqipe në Kosovë.

Si mbeti në harresë ky emër kaq i madh i Bisakut tonë, nga institucionet e shtetit shqiptarë.
As një mirënjohje, as një medalje, një vend nderi ku i takon, asgjëkundi nuk e gjen, Pse?
Vonë nuk është kurrë, institucionet e shtetit tonë kanë vendosur tek Kisha e Shën Markut në Bisakë një memorial që ska vend, para Burrave të Bisakut.
Historinë po e deformojnë disa….ne duhet të kujtojmë e të nderojmë ata që luftuan e kontribuan për çështjen e kombit.
Një ndër ta ishte dhe Gjon Bisaku (Laloshi) lindi në Smaç të Gjakovës por familja e tij ishte nga Bisaku i Fanit, ishte njëri nga bashkautorët që shkruan….

Promemorien në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë (sot OKB) Sekretarit të Përgjithshëm Eric Drumondo nga tre meshtarët katolik shqiptar nga Kosova Luigj Gashi, Shtjefën Kurti dhe Gjon Bisaku, ku me fakte e dëshmi denoncoheshin dhuna e mbretit serbo-kroato-slloven ndaj minoritetit shqiptar në Serbi megjithëse ajo kishte nënshkruar Konventën Ndërkombëtare”Për Mbrojtjen e të Drejtave Themelore të Minoriteteve”.
Si atdhetarë që e kishin lidhur aftin e tyre me të atdheut, klerikët katolikë vazhdimisht kishin denoncuar krimet e serbëve ndaj popullsisë shqiptare. Autoritetet serbe i shihnin klerikët katolikë si pengesë në realizimin e projekteve të tyre, prandaj vazhduan ti persekutojnë edhe ata. I tillë ishte rasti me 3 famullitarët e Gjakovës të kombësisë shqiptare, të cilët u ishin nënshtruar persekutimeve të çdo lloji dhe ishin kërcënuar me vdekje nga organizatat sekrete serbe, prandaj u detyruan që të largohen për në Shqipëri.[1] Organizata serbe “Narodna Obrana” u kishte dërguar letra kërcënuese pesë priftërinjëve katolikë nga Kosovë, që jepet në gazetën “Vullneti i Popullit” maj 1930: Një lajm i parë nga Kosova, prej personavet që meritojnë besim në informon se organizata nacjonaliste serbe “Narodna Obrana” u ka dërgue letra me kanosje vdekjeje, pesë priftërvet katholikë në dioçezën e Prizrenit. Priftnit e synuem nga organizata terroriste sllave janë Don Shtjefën Kurti, Don Luigj Gashi, Pater Lorenc Mitroviç, Don Gjon Bicaj, Don Shtjefën Krasniqi, të gjithë shqiptarë dhe mendje të provueme kombëtare. Priftent e naltpërmendun i janë sjellun Peshkopit të tyne në Prizren, me nacjonalitet sllav, po kanë pasun përgjigje se nuk ishte e mundun të bahej gja në favor të tyne. Pesë priftenat, pas këshillet të Peshkopit u nisën për Beligrad.[2] Në dhjetor të vitit 1929, tre klerikët kishin shkuar në Beograd dhe kishin kërkuar atje ndihmë e mbrojtje nga autoritetet qëndrore. Në Ministirnë e Punëve të Brendshme nuk u kishin dhënë kurrfarë rëndësie ankesave të tyre. Ankesa e tyre, në vend që ti qetësonte, e shtoi edhe më tepër urrejtjen e autoriteteve të pushtetit. Një oficer i xhandarmërisë u kishte thënë së “në Jugosllavi nuk ka vend për shqiptarët” se “ ajo që i ndodhi Gjeçovit është vetëm fillimi” dhe se “ do tu vijë radha edhe ju”.[3]
Nga fundi i dhjetorit të vitit 1929, Konsulli Italian në Shkup, që për arsye të vijimësisë territoriale ndiqte zhvillimet e ngjarjeve në Kosovë, i telegrafoi Legatës në Beograd që tre priftërinjtë katolikë shqiptarë, rezidentë në Gjakovë, të dyshuar nga xhandarmëria serbe, si persona që merren me spiunazh në favor të Italisë, kishin ndërmend të kalonin jashtë vendit, meqenëse ndiheshin të rrezikuar në Jugosllavi. Për këtë qëllim ata i kishin kërkuar Nunçiaturës në Beograd autorizimin për të dalë jashtë vendit dhe i kishin kërkuar konsullit disa të holla që do tu nevojiteshin gjatë largimit.
Sipas njoftimeve të Nuncit apostolik në Jugosllavi Monsinjor Pellegrinetti rezulton që me 14 dhjetor priftërinjët Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi ishin paraqitur te Nunci në Beograd dhe i kishin kërkuar ti ndihmonte që të merrnin pashaportat pasi donin të emigronin sepse sipas njoftimeve që kishin nga disa miq ata ishin të rrezikuar dhe ndoshta do të vriteshin si At. Gjeqovi.
Në pak javë, rasti i Gjon Bisakut, Shtjefën Kurtit dhe Luigj Gashit doli nga koptetencat e një konsulli periferik për tu administruar drejtpërdrejt nga Zyra për Shqipërinë në Ministrinë e Punëve të jashtme.

Klerikët nuk kanë menduar se si do ti marrim pasaportat për Romë dhe të paraqiten në Kongregacionin e Shenjtë “Propaganda Fide” nën drejtimin e të cilit ishin si misionarë. Prandaj, ishin detyruar të drejtohemi kah kufiri shqiptar, pa marrë parasysh rreziqet, por me shpresë se atje do të gjejmë mbrojtje për jetën, në këmbim të tërë asaj që kishin qenë të detyruar të lënë, duke e braktisur atdheun, farefisin dhe pasurinë.

Në arsyetimin e ikjes nga Jugosllavia për në Shqipëri tre priftërinjtë e lartëshenuar deklarohën se kanë qenë të detyruar ta braktisim vendin e vet për shkak të kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shprehjes, të qarkullimit, të ndihmës famullive dhe popullit të tyre. Më tutje në arsyetimin e tyre ata theksojnë se: Çdo lëvizje dhe çdo veprim, që bënim ne, u dukej i dyshimtë organeve të pushtetit për arsye të thjeshtë së nuk kemi pranuar të bëhemi “patriotë” serbë dhe tu shërbejmë qëllimeve të Shoqatës terroriste “Narodna odbrana”. Ne u kemi shpjeguar bashkatdhetarëve tanë absurditetet e shovinizmit serb, i cili po dëshiron të ndihemi serbë të shqiptarizuar dhe prandaj nuk duhet t‟i lutemi Zotit shqip e as t‟i mësojmë fëmijët në gjuhën amtare. Mosbindja jonë është konsideruar faj i madh kundër interesave të Shtetit dhe nuk ka mundur të harrohet as të falet.
Letër e drejtuar Shkëlqesisë së tij Nuncit Apostolik në Beograd para nisjes sonë.

Shkëlqesi

Është më dhimbje të thellë të zemrës sonë që kemi lënë të afërmit tanë dhe miqtë tanë, por mbi të gjitha popullin tonë të varfër, që kishte ende pak ngushëllim, duke parë që ne jetonim me të dhe ndanim me të vuajtjet. Ne i parashtrojmë, përmbledhtazi, Shkëlqesisë Suaj arsyen e të gjithë kësaj: Prej disa vitesh gjendja jonë dhe qëndrimi ynë në krahinën e Gjakovës u bënë të kota dhe të pamundura. Nga viti në vit kjo u bë më e rëndë, në atë mënyrë që tani ka arritur kulmin. Letra kërcënimi, persekutime personale dhe për famullinë tonë, është bërë gjithshka e mundshme për të na nxjerrë fajtorë përpara ligjit, e gjithë kjo na ka lodhur. Persekutimi arriti kulmin më 14 tetor 1929, me vrasjen e Atit françeskan Shtjefën Gjeçovi.
Pse? Kush e vrau?
Ne i lemë gjykimin të tejerëve, pasi Shkëlqesia Juaj është në zotërim të dokumentave të sakta. Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje janë zërat që qarkullojnë dhe vetë oficerët që thonë: “Ky nuk është vetëm fillimi!”, si për shembull kapiteni i xhandarmërisë së Prizrenit. Komnadanti i xhandarmërisë së Pejës, Popovitch it ha duke u ngërdheshur njërit prej nesh: “Tani do të vije edhe radha jote!” një tejtër oficer Zarko Andjelkovitch tha: “Ne kemi vrarë At Gjeçovin, tani do të vrasim atin e Pejës”. Vetë disa serbë që ne i njohim na kanë thënë që janë nën gjurmët tona. Pse? Çfarë këmi bërë? Na pyetet deri edhe për larje hesapesh për predikimet tona në kishë etj… Njërit prej nesh jut ha që ai ishte antar i Komitetit të Kosovës, në Shkodër; tjetri u akuzua se kishte ndërtuar kishën me mara të huaja etj. Me një fjalë, ne jemi “të padëshiruar” dhe “të parë me sy të keq”. Kjo “të padëshiruar” nga qeveria, është konfirmuar të mërkurën në mbrëmje nga vetë ipeshkvi unë në mbledhjen e dy dekanateve të Pejës dhe të Gjakovës, kur në një bisedë me At Lubomir Galitch, ai tha që kjo është e vërtetë, por nuk gjendet asnjë famullitar për këto famulli. Në këto rrethana, çfarë të bësh? Të rrish për tu vrarë, jo për fenë, por për akuza imorale, siç u bë me të ndjerin At Gjeçovi, na duket e kotë, aq më tepër që nuk na pëlqen një akt i tillë heroizmi! Që ne të rrimë apo të largohemi, famullitë tona do të jenë pa fumullitarët e tyre. E kemi informuar për të gjitha këto Monsinjor Ipeshkvin shumë herë. Tani gjendemi të shtrënguar të braktisim, me zëmr të thyer, dioqezën tonë, famullit tona dhe popullin tonë të dashur të varfër, pa përmednur ato pak pasuri që kemi, për të shpëtuar jetën tona. prandaj ne i lutemi Shkëlqesisë Suaj të flisni me Kongregatën e Shenjtë të “Propagandës Fide”, nxënës të së cilës jemi, për të na gjetur një mision tejtër ku të mund të vazhdojmë detyrën tonë të shenjtë meshtare, për të arritur që Jut ë mund të na dërgoni pranë vetë kësja Kongrehatë të Shenjtë, të cilës i paraqesim mundimet dhe nevojat tona dhe se cilës do t’i bindemi gjithmonë dhe për gjithshka, dhe sa më shpejt, sepse jemi të papajisur me gjithshka, për rrugë dhe me frikën e persekutimit dhe arrestimit. Me shpresën që Shkëlqesia juaj do të marrë në konsideratë këtë shkresë dhe do të na vijë në ndihmë, mbetemi fëmijët shumë të përulur dhe të devotshme të Shkëqesisë Suaj: Dom Gjon Bisaku, Dom Luigj Gashi, Dom Shtjefën Kurti, Beograd 14.12.1929.

Ndërkaq në Romë bëhej e ditur se të tre ata qenë qortuar ashpër nga Nunci apostolic për shkak se kishin braktisur famullitë e tyre pa vënë në dijeni hjerarkun supërior, arqipeshkvin e Prizrenit; nga ana e tij ky i fundit do të kishte qenë fort i kënaqur t’i hiqte qafe të tre dhe t’i zëvendësonte me slemente sllavë. Kështu spekullonin funksionarët itlianë dhe Nunci donte që të evitohej me çdo mënyrë një ikje e natyrës politike, e cila do të ngjallte dyshime lidhur me marrëveshjen ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe qeverisë italiane. Duke qenë në lojë, siç ngulnin këmbë, jeta e tyre, të tre priftërinjtë nuk shqetësohehsin për sanksione eventuale kanonike, por kapërcyen fshehurazi kufirin shqiptaro-jugosllav, kufi që për atë që dispononte një farë bakshishi, nuk ishte i pakalueshëm. Në mesin e janarit ata gjendeshin tashmë shendosh e mirë në Tiranë, ku i bënë publike arsyet e tyre. Në një intervistë që dhanë ata shpjeguan se prej vitesh shqipatrët katolikë të Prizrenit e të rrethinave, u ishin nënshtruar keqtrajtimeve të përditshme të ndërmarra nga autoritetet serbe; por kohët e fundit, duke i cilësuar famullitarët si mbrojtës të popullit, mbi klerin qenë drejtuar presione dhe kërcënime. Vrasja e At Gjeçovit pati paralejmruar se çfarë përgatitej për ta vetë, me akuzën se bënin pjesë në Komitetin e Kosovës. Nga Beogradi, gazetat e banalizonn ngjarjen dhe shkruanin për “ikje për arsye të shpërdorimit”, “për shtëpi famullie të boshatisura”.

Në Zyrën e Shqipërisë u bë një hap për të “sensibilizuar” Sekretarinë e Shtetit mbi gjendjen e klerit shqiptar në Jugosllavi”. Kardinali Sekretar i Shtetit; megjithëse ishte i preokupuar dhe i hidhëruar nga kuadri kompleks, nuk mund të mos qortonte në këtë rast sjelljen e tre famullitarëve, ashtu siç nuk mund të mos i zinte besë sigurimeve të marra për këtë çështje nga autoritetet jugosllave.

Kur diplomati Italian Sola nga Tirana, informoi Romën se të tre po niseshin nga Viena dhe që andej do të shkonin në Gjenevë për t’i paraqitur “Lidhjes së Kombeve” një memorandum, Zyra për Shqipërinë i dha udhëzime Legatës italiane në Vienë që tu jepte atyre asistencë e këshilla, por ta bënte “në rrugë krejt të fshehtë” dhe me paralajmrimin se “ata vështirë se mund të mështeteshin në ndihmën e Nunciaturës”. Arsyeja që këshillonte fshehtësinë ishte mungesa e “mbështetësve” të besueshëm mbi të cilët do të luhej loja. Qëndrimi i Selisë së Shenjtë ishte i kuptueshëm në dritën e tratativave të vështira me Jugosllavinë, me të cilën ishte në procesin e sipër për marrëveshjen e Konkordatit.

Largimi it re klerikëve shqipatrë krijoi shqetësim të madh te autoritetet jugosllave, të cilët u përpoqën që ta justifikonin largimin e tyre me argumente banale. Por nga ana tjetër, ata u përpoqën të gjejnë bashkafajtorë në ikjen e tyre. Ministri Italian në Beograd i shkruante Ministriosë së PUnëve të Jashtme të Italisë: “Po i dërgoi Shkëlqesisë Suaj informacionin që konsulli mbretëror në Shkup më ka dërguar me 28 shkurt: Famullitari i Pejës Lorenc Mitroviç dhe njëfarë Nikollë Mark Bala nga Peja u thirrën nga Majori i xhandarmërisë, zoti Popociç, i cili i kishte pyetur mbi motivet e vërteta të arratisjes së tre klerikëve shqiptarë nga Jugosllavia. Njëri prej tyre, Dom Luigj Gashi, para se të shkonte në Beograd, kishte vajtur në Pejë, ku kishte vizituar kolegun e tij, At Mitroviçin dhe motrën e tij, të martuar me Nikollë Mark Balën. At Mitroviç i ishte përgjigjur se “ju tashmë duhet ti keni mësuar motivet e vërteta të ikjes së tre klerikëve”. Nga ana e tij, Popoviç kishte theksuar se autoritetet jugosllave kanë motive të bazuara për të besuar se ata ishin italofil dhe në Beograd ishin parë të hynin në Legatën e Italisë. Popovic në vazhdim kishte shtuar se mbas ikjes së tyre, si mbi priftërinjët edhe mbi popullsinë katolike bien dyshime, prandaj në të ardhmën do të mbikqyren. At. Mitrovici e ka siguruar Majorin Popovic për pafajsinë e priftërinjëve dhe të banorëve katolikë.
Kardinali sekretari i Shtetit kishte paraqitur shqetësimin e thellë dhe dhimbjen e Selisë Shejtë për kushtet në të cilat gjendet kleri katolikë shqiptarë. Largimi i tre priftërinjëve e kishte vendosur Selinë e Shejtë në pozicion të vështirë, sepse vendi i tyre du tu jepej priftrinjëve të tjerë, të cilët mund të ishin edhe serbë që nuk e njohin shqipen dhe kjo do ti shkaktonte dëme shpirtërore shumë të mëdha popullsisë së barktisur.

Autoritetet jugosllave ishin përpjekur të trajtonin largimin e tre priftërinjëve si një çëshje ordinere që kishte të bënte me thyerjen e ligjit nga ana e tyre. Gazeta e Beogradit “Pravda” e datës 23 të muajit të kaluar kishte botuar një korrespondencë nga Gjakova autori i të cilës kishin nënshkruar me pseudonimet U.I.V. në të cilën flitet për priftërinjët katolikë që ishin larguar “Dom Shtjefen Kurti e Dom Gjon Bisaku, priftërinjë të komunës së Janoshit janë larguar për shkak të disa shkeljeve që kanë bërë. I pari ka qenë Kryetar i Këshillit për ndërtimin e shkollës fillore [natyrisht serbe] në Novosellë që kushtonte rreth 300 mijë dinarë. Meqenëse disa fonde nuk ishin likujduar prifti ishte akuzauar nga zyra komunale e Janoshit që kish dhanë parat. I dyti kishte kryer detyrën e arktarit të shkollës së Becit. Të dy të ikurit kanë shkuar në Shqipëri sepse kanë miqtë e tyre të studimeve në Romë dhe në Vjenë. Nëse të arratisurit kanë përgjegjësi qeveria jonë do të kërkojë ekstradimin e tyre meqenëse një konventë e tillë ekziston ndërmjet Mbretërive shqiptare dhe jugosllave për kriminelë.

Se në çfarë drejtimi do të zhvillohej çështja, filloi të kuptohet atë ditë shkurti, në të cilën, kur të tre klerikët do të priteshin në audiencë nga Mbreti Zog.[16] Gjatë audiencës që kishte zgjatur për afro një orë, Don Shtjefën Kurti i ka bërë Zogut një ekspoze të hollsishme mbi situatën e trishtë të pakicës shqiptare në Jugosllavi.[17] Në shtypin shqiptar shkruhet: “Pardje N.M.T. Mbreti pranoi n’audjenc tre priftnt kosovar t’ikun nga Jugosllavija. Vizita zgajti ma se nj gjysm ore, në të cilën s. Don Shtjefn Kurti, n’emn t’shokve mbajti nji fjalim tue i urue jet të gjatë Mbretit të gjith shqiptarve, për lumturin e të gjithë atyne që flasin gjuhën shqipe. Z. Don Sh. Kurti theksoi se në sa provojshin kënaqsi tu e pa Zogun I në fron të Shqipnis së lirë, aq ndijshin dhimbje që vllaznit jashtë kufinit s’mund të merrin pjesë në këtë këqnaqsi tue gezue frymën e lirisë. N. M. T. Mbreti u interesue hollsisht mbi ngjërjet dhe vicendet e ikjes së tyne, si dhe për vuejtjet që kta treguen se pësojn vllaznit e Kosovës. Ma në fund, priftent kosovarë i paraqitën Mbretit një promemorie.Po ato ditë, një e përditshme e Tiranës publikoi një artikull me një replikë tepër të përpiktë, që godiste “gënjeshtrat e qeverisë jugosllave lidhur me çështjen e shkollave shqipe në Kosovë.
Paraqitja e këtij peticioni në emër të popullsisë shqiptare të Jugosllavisë së atëhershme zotit Drymond kishte për qëllim që Lidhjes së Kombeve t‟i ofronte një pasqyrë reale mbi vuajtjet e shqiptarëve. Duke e paraqitur qëllimin final të politikës qeveritare serbe, që ishte ndryshimi me çdo kusht i faktorit etnik në trevat e banuara me shqiptarë, Lidhja e Kombeve do të informohej lidhur me procedurat që ndiqnin pushtuesit e që ishin: -persekutime të të gjitha llojeve për ta bërë të detyrueshëm emigrimin; -përdorim i dhunës për shkombëtarizim të shqiptarëve; dhe -syrgjynosje e shfarosje për ata që nuk pranonin të shpërnguleshin, ose të nënshtroheshin.

Promemoria ishte shkruar në gjuhën shqipe, italiane dhe frënge dhe u ishte drejtuar Kongregacionit të Propagandës Fide në Romë dhe Lidhjes së Kombeve. Në document theksohet se ligjet e Jugosllavisë nuk janë aq të ashpra sa janë zbatuesit në terren, të cilët nuk pyesin për ligj. Siç mund të kuptohet, midis ligjvënësve dhe ligjzbatuesve, për dëmtimin e shqiptarëve ekzistonte një mirëkuptim i heshtur. Në një document prej 32 faqesh, jepen në fakte konkrete për dhunën e ushtruar ndaj tyre, ndalimin e gjuhës shqipe, pa dallim feje, katolike apo myslimane.
Në kohën kur peticioni i Hasan Prishtinës për çështjen e Kosovës, ishte përjashtuar nga rendi i ditës në Shoqatën e Kombeve, si pasojë e intervenimit të diplomacisë jugosllave, diplomacia shqiptare mbështeti pikërisht tre priftërinjtë kosovar duke qënë e bindur se para diplomacisë të krishter përëndimore efekti i promemories së tyre do të ishte më i fuqishëm se kujdo tjetër. Peticioni i këtyre patrioteve të devotshëm, jo vetëm që e ringriti çështjen e Kosovës në nivelin e çështjës botërore, por njëherit e ngriti edhe vetëdijen shqiptare, me shpresë që më në fund do t‟ia dalë që të mbijetoj nga dhuna e okupatorit sllav. Prifterinjët shqiptarë, në promemorien e tyre, me argumente e objektivizuan faktin se ndaj shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi ushtrohet terror shtetëror, politik dhe civil, pasi që, çdo sllav ka të drejtë që ta vrasë shqiptarin dhe të mos i përgjigjet askujt, çdo sllav ka të drejtë që t‟ia grabisë shqiptarit pronën dhe të mos i pergjigjet asnjë instance shoqërore. Kjo do të thotë që Jugosllavia me çdo mjet synonte t‟i asgjësonte shqiptarët.

Tre klerikët atdhetarë, Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi nuk zgjodhën rrugën e servilizmit ndaj pushtetit okupues që do t‟u siguronte jetë luksoze, por u përcaktuan për të drejtat kombëtare dhe fetare pavarësisht nga çmimi, duke e krijuar epopenë e tyre të re, që do t‟i përjetësojë para Zotit dhe Kombit.
Ata e kishin kuptuar prej kohësh, se vetëm përmes dinjitetit, akteve të mençura diplomatike, e pse jo edhe të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në konsideratë nga Lidhja e Kombeve. Në këtë rrugë ata mbetën kalorës nderi deri në vdekje. Përpjekjet në favor të prezencës së faktorit ndërkombëtar dhe të një komisioni hetimor që do t‟i kontrollonte zbatimet e traktateve ishin pikësynim i Bisakut, Kurtit dhe Gashit. Me ndjesinë e thellë që i karakterizonte këta barinj të popullit i parashtruan vetës dy misione. Së pari t‟i demantonin përrallat serbe për respektimin e të gjitha të drejtave për popullin shqiptar dhe së dyti që kambanat të binin për ata që dëgjonin, natyrisht që Evropa të mos mbetej e shurdhër.

Pjesa e dytë e Promemories do t‟i pasqyrojë shtojcat ose dokumentacionin qe provojnë me fakte burimore vërtetësinë e të dhënave të paraqitura. Ndarja është në tetë shtojca. Në shtojcën numër një, fillimisht paraqiten fillet e sundimit serb që fillon më 1912, me zhdukjen e popullatës shqiptare në qytete dhe fshatra të Kosovës. Për ta krijuar një ide mbi këto skena makabre paraqitet një tabelë më të dhëna vetëm për një nënprefekturë për periudhën kohore gjashtëmujore. Në fund të shtojcës së parë pasqyrohen të dhënat mbi vrasjen e Atë Shtjefën Gjeçovit, i cili ishte deklaruar në favor të kombësisë shqiptare, pavarësisht nga pasojat që do t‟i sillte kjo gjë. Pra, u ngrit zëri kundër atyre që e shpërfillnin në mënyrë të hapur historinë. U ngrit zëri kundër atyre që shkelnin mbi kufoma shqiptarësh të vrarë barbarisht dhe të djegur në flakët e qindra fshatrave të bëra gërmadha. U ngrit zëri kundër realitetit të dhimbshëm shqiptar. Në shtojcën numër dy, pasi fillimisht paraqitet braktisja e misionit të shenjtë për shkaqe sigurie të autorëve të kësaj promemorie dhe letra dërguar Papës, i cili informohej mbi realitetin e hidhur, paraqiten metodat e përdorura nga Qeveria jugosllave për ta detyruar popullsinë shqiptare t‟i braktisë vatrat e veta.
Fillimisht shtojca numër katër i shtjellon të drejtat qytetare dhe politike, ku përkatësia kombëtare ishte pengesë për shqiptarët që të kenë funksione, ose të jenë të përfshirë në organet udhëheqëse, pavarësisht nga përgatitja shkollore. Sistemi i tatimeve dhe masat arbitrare që përdoreshin ndaj shqiptarëve pasqyrohen në vijim të shtojcës së lartpërmendur.
Në shtojcën numër tre protestohet mbi mohimin e të drejtave pronësore. Sidomos kjo ishte e theksuar të pronarët shqiptarë, te të cilët ndjenjat filoserbe ishin të dyshimta
Ky ishte një denigrim total për shqiptarët që liheshin pa tokë ose pa gjë fare dhe ishin çifçinj sllavë, si pasojë e viktimizimit të shqiptarëve nga reforma agrare. Citoheshin raste të familjeve të rëna nga mirëqenja në varfëri, të fshatrave të privuara nnga, kullotat e tyre, të kompensimeve qesharake. Në po atë ditë që peticioni it re priftërinjve u depozitua në Gjenevë, ndodhi që konsulli italian në Shkup t’i transmetonte supërriorëve të tij njoftim të indinjuar por me pak hollësi lidhur me përzënjen nga terrenet e pronave shqiptare, që komisionet e reformës agrare po kryenin në distriktet e Pejës dhe të Gjakovës. Komenti i funksionarit për Minsitrinë e Jashtme nuk e fshihte shqetësimin e një profesionisti, të shtrenguar të punonte me diletantë.

Shqiptarët kishin emigruar kryesisht, mbasi përziheshin nga ajo pak tokë që zotëronin dhe punonin ose sepse torturoheshin ose kërcënoheshin nga autoritetet: nëse zgjidhnin si venqendrim Turqinë më shumë se Shqipërinë, kjo nuk ishte për fanatizëm besimi dhe indiferentizëm kombëtar por për shkak të mungesës së lëshimit të vizave të largimit nga ana e autoriteteve; megjithatë, rreth 3.500 persona kishin kaluar në mënyrë legale në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit: vetëm gjatë vitit 1928, ishte e domosdoshme shifra e 290 familjeve kundrejt 40, që citoheshin në “Memorie”-n jugosllave.
Vend të veçantë në këtë promemorie autorët i kushtojnë edhe ndalimit të gjuhës shqipe që paraqitet në shtojcën numër pesë, kurse në shtojcën numër gjashtë, gjejmë informatën që i bëhet Lidhjes së Kombeve rreth ndalimit të funksionimit të shkollave private shqipe, si dhe manifestimeve të ndryshme kulturore shqiptare. Në vijim paraqitet tabela e shkollave private shqiptare të mbyllura nga Qeveria jugosllave. Shkollat private katolike ishin mbyllur dhe famullitarëve u ishte ndaluar të mësonin gjuhën shqipe; shkollat fetare islamike ishin shtetëzuar dhe mësuesit e vjetër shqiptarë ishn zëvendësuar me muslimanë boshnjakë të “gjuhës sllave”; në shkollat fillore publike mësimi zhvillohej në gjuhën serbe.
Absurdi kishte arritur atë shkallë sa që shqiptarëve u ndalohej madje edhe kryerja e ritualeve fetare në gjuhën amtare. Shtojca e parafundit paraqet mungesën e theksuar të mësimdhënësve nga radhët e shqiptarëve, si hendikep të madh për këtë popullatë, ndërsa shtojca e fundit, ajo me numër tetë, informon mbi konfiskimin e pasurive nga Qeveria jugosllave për fondacionet përshpirtërore bamirëse si dhe ato katolike.

Në fund, Lidhja e Kombeve përmes kësaj promemorieje informohet se ky okupator merret edhe më të vdekurit, duke u konfiskuar pronat ku ishin të vendosura varrezat e shqiptarëve dhe duke paraqitur vështirësi për varrosjet.

Promemoria është shkruar me kujdes, me gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme. Gjithsesi shquhet edhe origjinaliteti i shprehjes dhe horizonti i gjerë intelektual dhe kulturor i autorëve. Prememorja e tre priftërinjvë shqiptarë pati efekt shumë në madh në Lidhjën e Kombëve dhe në shumicën e përfaqësuesve diplomatikë perendimorë. Qeveria e Beogradit u shqetësua shumë për ketë promemorje. Ajo bëri të gjitha përpjekjët e mundshme pranë delegacionit të saj të përhershëm në Gjenevë për ta demantuar ketë promemorje.
Nuk munguan as përgjigjet e diplomacisë shtetërore nga Beogradi në adresë të Lidhjës të Kombeve në Gjenevë dhe Sekretarit të Përgjithshëm Drumond ku pretendohet demantimi i kësaj promemorje. Në realitet Promemorja kishte pasur efekt të madh dhe kishte krijuar besushmeri. Përpjekjët e Qeverisë Jugosllave për ta demantuar Promemorjen nuk po e jepnin efektin e duhur e tregon e dhëna se delegacioni jugosllav në Gjeneve, më 31. maj 1931, një vit pas promemorjes, kishte kërkuar të dhëna shtesë për të hedhur poshtë Promemorjën, që ishte fitore në radhë të parë e popullit shqiptar në Jugosllavi e tre priftërinjve shqiptar Bisaku, Kurti e Gashi, por edhe e shtetit shqiptar dhe diplomacisë shqiptare që dhanë kontribut të vlefshëm në ketë drejtim.

PROMEMORIA
Shkëlqesisë së Tij z. Eric Drummond
Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve
Gjenevë.
Gjendje e minoritetit shqiptar në Jugosllavi

Shkëlqesi

Ne të nënshkruarit:
Dom Gjon Bisaku, me origjinë nga Prizreni, ish famullitar i famullisë së Becit, krahina e Gjakovës,Jugosllavi.
Dom Shtjefën Kurti, me origjinë nga Prizreni, ish famullitar i famullisë së Novoselës, krahina e Gjakovës, Jugosllavi;
Dom Luigj Gashi, me origjinë nga Shkupi, ish famullitar i famullisë së Smaqit, krahina e Prizrenit, Jugosllavi.

Të tre misionarë të Kongregatës së Shenjtë të “ropagandës Fide”, qytetarë jugosllavë, me origjinë shqiptare, kemi nderin t’Ju paraqesim në emër të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, kët ëpeticion rreth gjendjes së minoritetit etnik dhe lusim Shkëlqesinë tuaj ta verë në dijeni të Antarëve të Lidhjes së Kombeve.

Zoti Sekretar i Përgjithshëm, ne nuk jemi të parët emisarë të popullsisë shqiptare banuese në Mbretërinë Jugosllave që paraqesin përpara Lidhjes së Kombeve gjendjen e trishtueshme të krijuar këtij minoriteti nga shumica serbe; ne nuk do të jemi me siguri as të fundit që do të ankohemi para kësaj instante të lartë drejtësie ndërkombëtare, nëse politika e qeveritarëve të Beogradit ën drejtim të subjekteve shqiptare nuk do të ndryshojë mënyrë dhe sjellje.
Kjo politikë, tashmë tepër e pasur me shfrenime dhe me fatkeqësi, përmblidhet në dy fjalë: të ndryshojë me çdo lloj çmimi karakterin etnik të krahinave të banuara nga Shqiptarët.

Sjelljet janë të mëposhtmet.
a. Persekutim i çdo lloji për t’i detyruar të emigrojnë.
b. Përdorim i dhunës për shkombëtarizimin e detyruar të popullsisë të vënë në pamundësi reagimi.
c. Dëbimin dhe shfarosjen e elementeve që nuk kanë ndërmend të lënë vendi, as t’i nënshtrohen qetësisht Serbisë.

Këtyre tre sjelljeve i korrispondojnë tre kategori të shtypurish: viktima të kategorisë së parë janë 140.000 shqiptarë dhe më shumë që janë detyruar të lenë vatrat dhe të pasuritë e tyre dhe të emigrojnë në Turqi, në Shqipëri dhe në vendet e tjera fqinje, kudo ku ata shpresojnë të gjejnë strehim, një copë buke dhe, mbi të gjitha, pak me tepër humanizëm.

Kategorisë së dytë i përkasin masa e 800.000 apo 1.000.000 shqiptarëve, pjesa më e amdhe të fesë myslimane, që jeton kompakte në krahinat afër kufijve të Mbretërisë Shqiptare, deri në një vijë që arrin në Veri lokalitetet e Podgoricës, Beranes dhe Jenibazar prek në Veri-Lindje degët e lumit të Moravës dhe shtrihet në perëndim deri në rrjedhën e Vardarit.
Së fundmi kategoria e fundit përmbledh numrin gjithnjë në rritje të personalitetetve shqiptare të Jugosllavisë të mërguar për shkak të ndjenjave të tyre kombëtare, pra nekrologjia e gjatë e atyre që kanë paguar me jetën e tyre dëshirën për t’ju kundërvënë çkombëtarizimit dhe për të cilin viktima më e fundit është një nga vellezërit tonë në Krisht, Shkelqesia Ati franceskan Shtjefën Gjeçovi, i marrë nga xhandarë në një pyll dhe i vrarë në 14 tetorin e kaluar.

Shkelqesi!

Është për t’ju larguar fatit që i ra këshilltarit dhe mikut tonë të shkeqyer Gjeçov, që ne u gjendem të detyruar të lemë vatrat tona dhe detyrën tonë të shenjtë përkrah bashkëpatrioteve tanë të pikëlluar dhe të trishtuar. Detyra jonë e parë është që të vemë në dijeni të Lidhjes së Kombeve dhe botës së qytetëruar vujatjet e vëllezërve tanë që jetojnë nën shtypjen Jugosllave.
E dënuar nga fati i zi për të kaluar nga një zgjedhë në tjetërn, kjo pjesë e kombit shqiptar, jo me pak e rëndësishme nga numri në krahasim me atë që përbën Shtetin e pavarur Shqiptar, nuk ka njohur as për një çast të vetëm prej shumë shekujsh, mirësitë e lirisë. E drejta e vetvendosjes së popujve, e shpallur nga themeluesi i Lidhjes së Kombeve, apostull i paqes ndërkombëtare, mbetet për ne, një aspiratë e shenjtë. Por Lidhja e Kombeve, që ka vënë si qëllim themelor eleminimin e shkaqeve të konflikteve mes Shteteve, ka dashur në këtë mënyrë të parandalojë, me tratkatet e Minoriteteve, shkaqet e mosmarrveshjeve mes këtyre Shtetev dhe subkjekteve të tyre që i përkasin racave, gjuhëve dhe feve të tjera. Dispozitat e këtij Traktati të pranuara solemnisht nga Qeveritë, kanë zbutur shumë ndruajtje dhe mbi të gjitha kanë ngjallur shumë shpresa tek popullsitë që duhet të vazhdojnë të jetojnë nën sundimin e të huajve. Mes këtyre popullsive, më i madhi në numrin total të kombeve, është, padyshim. Minoriteti Shqipitar në Jugosllavi. Ai është fatkeqësisht në gjëndjen e trishtueshme të të parit gjallërisht me shumë se shumë popullsi të tjera alogjene të sunduara, sa pak të sinqerta janë Qeveritë që, duke bashkëpunuar në punën e Lidhjes së Kombeve, bëjnë ç’është e mundur nga ana e tij për t’ju shmangur zbatimit të konventave që i prekin nga afër dhe për të cilat ata, ndërkohë, kanë aderuar vullnetarisht. Është ekzaktësisht rasti i dispozitave që lidhen me minoritetet që përmban traktati i Saint-Germain-en-Laye, i firmosur nga Shteti Serb-Kroat-Slloaven më 10 shtator 1919. Asnjë nga avantazhet e firmosura ng aky traktat nuk ka gjetur zbatim për Minoritetin Shqiptar në këtë vend duke filluar nga jeta dhe pasuritë deri në lirinë e të lëvizurit, si të instance e fakteve të paraqitur në anekset shtesë. Veçanërisht dispozitat, të cilat ky traktat i frymëzuar nga qëllimet më fisnike të paqes dhe të humanizimit, ka dashur t’i garantojë minoriteteve të drejtat me qëllim që të ndalojë çkombëtarizimin e tyre të dhunshëm, kanë mbetur “Letër e Vdekur”. E shqetësuar për të krijuar tapi të vërteta të këtyre krahinave etnikisht shqiptare, qeveria jugosllave nuk i jep as më të voglen rëndësi të drejtave që Lidhja e Kombeve ka dashur t’i garantojë minoritetit tonë, dhe, akoma më keq, nuk ka skrupuj në zgjedhjen e mjeteve të konsideruara të përshtatshme për qëllimin e propozuar.

Shkëlqesi

Ne ankohemi, të shtyrë jo nga mllefi kundër sundimit jugosllav dhe traktateve të padrejtë që na kanë parshtruarm por për persekutimet që vijnë ekzaktësisht nga mos shqyrtimi i traktateve të drejtë. Të paluajtur nga bindja që Lidhja e Kombeve nuk do të toloerojë shunimin sistematik të traktatit, ekzekutimi i të cilit mbulohet nga garancia juaj e lartë, popullsia shqiptare e Jugosllavisë, muslimane dhe e krishtere, Ju parashtron ankesat me besimin e thellë që ajo ruan në mbrojtjen e saj.

Të bindur që e nderuara Lidhja e Kombeve do të marrë në konsideratë ankesat tona, ne i lejojmë vetes të tërheqim vemendjen tuaj të lartë mbi masat për të ndrequr gjëndjen që bëhet çdo ditë më e padurueshme dhe kundër të cilës proteston minoriteti shqiptar. Sipas mendimit tonë të thjeshtë, dërgimi i një komisioni hetimi që do të kontrollonte, herë pas here, zbatimin e Traktatit të Minioriteteve, do të ishte shumë i dobishëm. Por mjeti më i vërtetë efikas për të garantuar zbatimin, do të ishte krijimi nga Lidhja e Kombeve i një Komisioni apo i një Komisari të përhershëm në banim në një nga qyetet e krahinës minoritare. Vazhdimësia e kontrollit do të impononte respektimin e angazhimeve të marra, kështu ajo do të kishte një avantazh të dyfishtë: ng anjëra anë, mbikqyrja e tij do t’i jepte fund veprimeve ekuivoke të qeverisë që ndryshojnë ankesat e minoriteteve, i paraqesin Lidhjes së Kombeve një gjëndje krejt të ndryshme nga gjëndja reale – është rasti për të cituar si shembull dokumentin e fundit jugosllav mbi minoritetin shqiptar [Nr.C.370, data 26 gusht 1929], ku punohet që në krahinat tona ekzistojnë “shkolla” dhe Komiteti i ngarkuar për të studiuar çështjen, deklarohet i kënaqur duke besuar që bëhët fjalë për shkolla ku mësohet në shqip, ndërsa në të vërtetë 800.000 shqiptare nuk kanë asnjë shkollë të vetme fillore, ashtu sikundër se ata nuk zënë asnjë post të vetëm të ndonjë rëndësie në administratën publike.

Nga ana tjetër, zelli që ushtrohet aktualisht në aksionet e shkombëtarizimit do të ndryshonte në praninë e këtij Komisari; dhuna dhe persekutimet të çdo lloji në pjesën më të madhe do të menjanoheshin. Me pak fjalë: syri i Lidhjes së Kombeve do të impononte më më shumë efikasitet zbatimin e traktateve dhe rregullimin e raporteve mes sunduesve dh etë sunduarve.

Me besim, zoti sekretar i Përgjithshëm, në besimin tonë të patundur, në misionin e Lidhjes së Kombeve dhe në vlerësimin shumë të lartë që në kemi për Shkëlqesinë Tuja.
Gjenevë, 5 maj 1930. botuar me rastin e 90 vjetorit të dorëzimit të promemories në gazetën Dielli.

Written by: pradm

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *